Durres/ pas nderhyrjes se Stop, 22 kateshi i demtuar,shpallet i pabanueshem.
Më 4 mars të 2020-ës, emisioni Stop transmetoi rastin e pallatit 22 katësh, të ndërtuesit Enver Shala, që kishte 7 kate shtesë pa leje në strukturë dhe tërmeti i 26 nëntorit i shkaktoi dëmtim pikërisht në strukturë. Instituti i Ndërtimit në atë kohë solli një grup inxhinierësh për një akt-konstatimi dhe pallati doli i pabanueshëm e iu vu shiriti.Rreth 3 muaj më pas, banorët treguan, se asgjë nuk kishte ndryshuar, madje dhe akt kostatimi i parë nuk ishte hedhur në sistem. Pas ndërhyrjes së “Stop”, pallati 22 katësh nga i banueshëm, u shpall i pabanueshëm, dhe më në fund këta banorë përfitojnë bonus qiraje.
Vlore/ Sanitarja e spitalit hiqet nga puna me nje sms, drejtuesit shkelin ligjin.
Udhëtuam drejt Vlorës për problemin e zonjës Valbona Hysaj, e cila pas 5 viteve punë si sanitare në spitalin rajonal të Vlorës, është hequr pa asnjë fletë-largimi dhe vetëm me një sms nga burimet njerëzore. Valbona shprehet, se për 5 vjet, asjëherë nuk e bënë definitive dhe prej 3 vjetësh, nuk ka firmosur asnjë kontratë. Drejtoresha nuk u shfaq ditën që gazetarja e Stop, ndiqte këtë problem.Shefja e burimeve njerëzore tha, se nuk është larguar nga puna njeri në këtë spital. Por edhe në platformën e bashkëqeverisjes, drejtuesit e spitalit të Vlorës kanë paraqitur një kontratë pune 3 mujore, që mban datën 6 janar 2020, e printuar në të zezë të padallueshme.Eda Grimci, avokate, shpjegon shkeljet e bëra në këtë rast, duke iu referuar kodit të punës.Sipas saj, hartimi i një kontrate 3 mujore pas 5 vitesh pune, është e paligjshme. Po kaq shkelje është dhe procedura e largimit të zonjës.
Solidaritet ne Stop/ 1 mije euro per vajzen qe ka nevoje per proteza.
Në vitin 2014 kemi transmetuar rastin e Elona Collakut, e cila ka lindur me një problem në shtyllën kurrizore. Shpesh ne e kemi ndihmuar Elonën dhe familjen e saj dhe në shkurt 2020 “Stop” dhe Elvis Naci kontribuan për blerjen e një busti ortopedik për Elonën dhe ne si redaksi bëmë një tjetër thirrje për mbledhjen e parave për proteza të reja.Një familje nga Fieri, që kërkon të mbetet anonime, ka dhuruar 1 mijë euro per protezat e Elonës.
Më pas transmetojmë rastin e njëdjali 23 vjecar me prapambetje mendore, i cili pas 12 vjetësh është përjashtuar nga kempi. Si të mos mjaftonin problemet shëndetsore, xhaxhai i djalit tregon, se familja e tij jeton në varfëri e kushte të vështira. Sunday League Tirana dhe Vog Lounge kanë ndihmuar këtë familje.