Stop Tv Klan | Një format satiro-investigativ nga Saimir Kodra & Gentian Zenelaj.
Meta luan futboll, shënon apo rrëzohet?
Kreu i Partisë së Lirisë Ilir Meta e ka shtuar shumë së fundi aktivizimin në rrjetet sociale.Ai publikoi një video, duke shënuar gol, gjatë një loje futbolli në Lezhë. Por të tjerë pjesëmarrës në lojë, kanë hedhur një tjetër video, ku duket Ilir Meta, që rrëzohet e pëson ngërc, teksa gjuan topin.
Kthehet në shtëpi, gjen gruan duke ia dredhur me nipin, bën burg
Një qytetar nga Kavaja tregon, sesi martesa e tij e parë përfundoi me një fatkeqësi, pasi bashkëshortja ndërroi jetë në tragjedinë e Gërdecit. Ai u martua sërish dhe qëndroi në martesë për 16 vjet. Zotëria shpjegon, se ka dy femijë, një vajzë 14 vjece dhe një djalë 12 vjec. Një mbrëmje u kthye në shtëpi dhe e gjeti gruan duke e tradhtuar me nipin e tij. Situata degjerneroi në dhunë dhe gruaja e denoncoi për dhunë, gjë që bëri, që qytetari të bëjë edhe burg. Pas daljes nga burgu cifti u bashkua për dy muaj për hir të fëmijëve.Por bashkëshortja u largua drejt Italisë bashkë me vajzën e mitur, pa prokurën e të atit.Punonjësi i policisë në komisariatin e Rinasit, Kristjan Zmali e ka kaluar zonjën të papajisur me prokurë dhe pas alarmit të të atit, ka kërkuar ta mbyllë cështjen, duke i dhënë këtij të fundit para në dorë. Qytetari shkoi të interesohet në prokurori dhe i thonë, se cështja është nën hetim, ndaj ai duhet të paraqitet vetëm kur ta thërrasin.
I biri nxjerr në rrugë të madhe 86 vjeçaren, çfarë ndodhi me të moshuarën
Pak ditë më parë transmetuam rastin e 86 vjecares Esma Toluli, e cila prej 3 muajsh, sorollatet sa në një hotel në tjetrin, pasi në apartamentin e saj në rrugën “Margarita Tutulani” ka qiraxhi. Zonja shpjegoi, se ka firmosur disa letra në gjermanisht me mendimin, që kishte firmosur, se pas vdekjes së saj apartamentin ia linte djalit. Por me atë firmë djali i ndryshoi pronësinë apratamentit. Esmaja kërkon, që të futet në banesë pasi, sic thotë, ajo, kërkon të vdesë aty. Ne komunikuam me djalin e Esma Tolulit, Haxhiun, i cili tha, se nëna dhe motrat e kanë mashtruar dhe apartamenti ishtë lënë në një bankë të nivelit të dytë si koletaral. Pa u shlyer ajo kredi, tha Haxhiu, askush nga familja nuk futet në atë apartament.Ne siguruam deklaratën noteriale, që provon, se kredia është shlyer dhe këtë deklaratë ia vumë në dispozicion zotit Haxhi Toluli, por ai nuk reagoi.Ne shkuam sërish tek e moshuara Totuli, e cila ishte vendosur në zonën e Astirit.Alfred Muharremi, drejtori i Shërbimit Social Tiranë i premtoi 86 vjecares, që t’i paguajë qiranë dhe t’i sigurojë një avokat, për të ndjekur problemin e saj në rrugë gjyqsore.