Pikantet e një sezoni, humor e të qeshura në Stop 1.
Emisioni i fundit për këtë sezon rikthen pjesët më kulmore në studio, ku të qeshurat dhe humori kanë qenë të papërmbajtshme.Saimir e Genti thumbojnë Onin, që nuk ecën, por zhvendoset me thonj.më pas një pjesë nga emisioni, ku qytetarit i ka humbur pela e tij e kuqe, për të cilën ka bërë denoncim edhe në polici e prokurori.Trafiku në Tiranë është kthyer në stres për të gjithë, por në studion e Stop, kthehet në humor.Qeveria gjatë këtij viti nxorri një VKM që detyron punëdhënësit t’i japin drekën punonjësve, ose shpërblim në natyrë.
Pikantet e një sezoni, humor e të qeshura në Stop 2.
Shumë persona e marrin bukën me vete në punë, ndërsa ne e mbështjellim me gazetë, që edhe të informohemi njëherësh.Drejtori i ujësjellësit në Saradnë ka lënë pa ujë 3 ditë qytetarit, për të bërë eksperiment.Në Shkodër kripa për rrugët me borë hidhet me dorë.Një gruaje i japin gabimisht ilac gjumi. Në një gurabije ka copa metali brenda.
Pikantet e një sezoni, humor e të qeshura në Stop 3.
Ndotjet në det janë kthyer në shqetësim për të gjithë, pasi aty gjen lloj lloj orendish.Në spitalet tona ndodh që ngatërrojnë sondën e fibroskopisë me atë të kolonoskopisë.Proteza e gojës, e bërë në Dental Turk, vetëm këtë funksion nuk kryen.Makinat me xhama të zinj nuk lejohen të qarkullojnë në vendin tonë, edhe pse shpesh të tillë kanë dalë nga fabrika.