Video, prej vitesh pasagjerja e vetme e trenit, një nxënëse shkolle

Një video nga Japonia po bën xhiron e rrjetit në mbarë botën.Treni ndalet cdo ditë prej vitesh në një zonë të mbuluar nga bora, për të marrë pasagjeren e vetme, që është një nxënëse shkolle. Dhe ky ritual zgjat deri në përfundimin e studimeve të vajzës.

Akuza makabre: “Më hoqi brekët e ma tjeri.., pastaj me shtyu në zjarr”

Jemi në Divjakë, pasi familjarët e një 37 vjecari me aftësi ndryshe, pretendojnë, se ky i fundit është abuzuar seksualisht nga një 48 vjecar, fshatar i zonës, afër një kanali vaditës në fshatin Bishcukas. Familjarët dhe vetë viktima e abuzimit të pretenduar, shprehen, se 37 vjecari është hedhur brenda në kanalin, që kishte marrë flakë. Për fat 37 vjecari i djegur rëndë, u shpëtua nga një fshatar i zonës, por gjymtyrët e tij janë karbonizuar.Policia e Divjakës fillimisht e regjistroi ngjarjen e 3 shtatorit 2024, si një zjarrvënie,por një ditë më pas dolën pretendimet e tjera.Dëshmitarë të ndryshëm u kanë thënë familjarëve të të abuzuarit, se ky i fundit kishte qenë në shoqërinë e një bujku 48 vjecar të zonës. Të dy janë takuar në një lokal, ku kanë konsumuar alkool dhe më pas kanë dalë vec e vec, për t’u takuar në fillim të autostradës, prej nga kanë ikur të dy me motorr. Sipas dëshmisë së 37 vjecarit, ata kanë shkuar afër kanalit, ku bashkëfshatari ka kryer marrëdhënie seksuale me të riun e më pas e ka shtyrë brenda kanalit të Bicukës, që ishte në flakë.Vetë i akuzuari pranon, se ditën e incidentit, kanë qenë bashkë me viktimën, por mohon të ketë kryer marrëdhënie seksuale e ta ketë hedhur në kanal.Puna e dobët e komisariatit të Divjakës, ngre shumë dyshime për zbardhjen e ngjarjes së rëndë. Dëshmia e 37 vjecarit nuk është marrë në prezencë të një psikologu apo psikiatri. Personat, që kanë dijeni nuk janë pyetur e po ashtu nuk janë marrë kamerat e bizneseve të zonës. Vetë viktima është kqyrur nga mjekët ligjorë dy javë pas ngjarjes, kur gjurmët e aktit mund të shuhen.

Skandali i mikro-kredive, gjyqtari shkel parimin e gjësë së gjykuar

Në 1 shkurt 2023, transmetuam, rastin e zotit Mehdi Behluli nga Manza e Durrësit, i cili në vitin 2013 mori një kredi te Shoqëria “Kursim Kredi” në Hamallaj, Durrës. Ai mori 2 milionë lekë, që me gjithë interesa, shkonin për të paguar 2 milionë e 600 mijë lekë (të vjetra). Në vitin 2016 Mahdiu shlyen plotësisht kredinë dhe këtë e vërteton me një sërë dokumentash.Por,nga 2019-ta e deri më sot ai nuk është më i qetë, pasi mëson, se kjo shoqëri financimi e ka hedhur në gjyq, dhe i kërkon ta paguajë shumën e marrë.Denoncuesi nënshkruan një deklaratë noteriale me ish- kryetarin e bordit të shoqërisë në fjalë, ku ky i fundit pranon, se Mehdiu ka shlyer cdo detyrim.Vec kësaj, Mehdiu disponon edhe një pasqyrë kalendarike, që vërteton këstet e shlyera për të gjithë periudhën, si dhe një vërtetim nga Banka e Shqipërisë, e cila gjithashtu provon, se Mehdi Behluli nuk ka kredi të palikujduar në emrin e tij.Pas këtij publikimi shoqëria e mikro-kredisë hapi një gjyq ndaj emisionit “Stop” në Gjykatën e Shkallës së Parë, Dhoma Penale.Cështja iu caktua Sokol Pashos, i cili e pushoi atë.Shoqëria në fjalë e apeloi vendimin e pushimit.Në kohën që cështja është në Apel, shoqëria e mikro-kredisë, e dërgon sërish në Gjykatën e Shkallës së parë, ku e merr edhe njëherë i njejti gjyqtar, Sokol Pasho. Por këtë radhë Pasho e pranon kërkesën, ndryshe nga hera e parë.Për absurdin e rastit të shkeljes së parimit të gjësë së gjykuar flasin 3 ekspertë të fushës avokati Saimir Visha, ish prokurori Eugen Beci dhe avokati Andi Duraj.

/tvklan.al