Stop Tv Klan | Një format satiro-investigativ nga Saimir Kodra & Gentian Zenelaj.
Video, fëmijët luajnë, prindërit bëjnë dritë me celular, ç’ndodh me fushën
Të premten transmetuam një video nga fëmijët e shkollës 9 vjecare “Vasil Shanto”, ku duket fusha sportive pa drita, dhe vetë fëmijët, që kërkojnë dritat.Dy prej mësuesve u shprehën, se prej 4 vjetësh ky terren është i tyre. Por në janar 2024 e mori shoqata “Pro Talents Tirana” dhe Vilson Kasaj iu tha, që të dilnin jashtë. Mësuesit tregojnë, se i dhanë 600-1 milionë lekë në muaj që të rrinin, por pas njëfarë kohe, ai i nxorri sërish jashtë. Fëmijët luajnë në këtë terren cdo të martë, të enjte dhe të shtunë pa drita.Prindërit mundohen t’u bëjnë dritë më celularë.Madje në vend ka shkuar edhe policia, për t’i nxjerrë jashtë. Me heqjen e dritave nuk janë dëmtuar vetëm fëmijët, që luajnë, por edhe ata të shkollës “Vasil Shanto”, që nuk kanë zhvilluar lëndën e Edukimit fizik. Pas ndërhyrjes së “ Stop”, dritat erdhën. Por cudia ndodhi sërish, se pas momentit të parë, fëmijëve iu hoq sërish energjia.
“Është cilësia më e mirë”, në pranga prodhuesi i vaji i ullirit të rrezikshëm
“Vaji Ulliri Bio Jugu” në Facebook ofronte vaj me një cmim prej 500 lekësh për litër, duke garantuar cilësi të lartë dhe vaj ulliri të sapo prodhuar, me një numër të lartë të interesuarish. Emisioni “Stop” kontaktoi me administratorët e faqes dhe porositi 10 litra vaj.Pas Pas porosisë, vaji na erdhi me postë.Me emrin e kësaj firme nuk gjetëm asgjë në QKB, por përvec kësaj, iu drejtuam një laboratori privat për ta analizuar produktin.Profesor Sokol Abazi, ekspert në analiza kimike, shprehet, se produkti, që ne blemë, nuk është vaj ulliri. Sipas tij, produkti i “Vaji Ulliri Bio Jugu” është jashtë cdo standardi, madje i rrezikshëm.Ne lamë takim me prodhuesin e këtij vaji, Alush Agalliu, i cili këmbënguli, se produktin e ka të cilësisë së lartë.Në bashkëpunim me policinë e shtetit, u bë i mundur arrestimi i Agalliu dhe u shpall në kërkim djali i tij. Në banesën e tyre në fshatin Tapi, ata përzienin vajra të ndryshëm dhe produkte të panjohur.Gjatë aksionit u sekuestruan mijëra sasi lëndë vajore e papërcaktuar, mijëra litra vaj kikiriku, pajisje për etiketat postare , 29 milionë lekë dhe mijëra euro, që dyshohet, se janë përfituar nga kjo veprimtari e paligjshme dhe e rrezikshme. Babë e bir akuzohen për “Fshehje të të ardhurave” dhe “Mashtrim me produktet ushqimore”, kryer në bashkëpunim.Nga ana tjetër eksperti i agronomisë,Dritan Kolleshi, dhe prodhuesit Elsion Doko dhe Kudret Sado, argumentojnë, se cmimi i vajit të ullit nuk mund të dalë 500 lekë të vjetra.
Po me urën ç’paten…Monument Kulture, ka dy vjet, që nuk restaurohet
Ura në fshatin Nicë, zona Gore, rrethi Pogradec, ka dy vjet, që nuk restaurohet. Ura gëzon statusin Monument Kulture i Kategorisë së Parë dhe projekti për restaurimin e saj është miratuar projekti para 3 vjetësh.E megjithatë asgjë nuk është bërë.Zëdhënësi i bashkisë Pogradec thotë, se nuk është kompetencë e këtij institucioni restaurimi i urës.Ne i kërkuam Drejtorisë së Monumenteve të Kulturës, për ta ruajtur dhe në urë janë vendosur skelat, por vetëm kaq. Drejtoria e monumenteve të Kulturës Korcë, nuk ka momentalisht një drejtor, ndërsa i fundit në këtë detyrë, ka qendruar vetëm një muaj.
/tvklan.al