Video, kinezë e gjermanë mësojnë të këndojnë shqip në mes të Tiranës

Tirana është e mbushur edhe këto ditë me turistë të huaj. Ne i kemi pyetur disa prej tyre, se cilat janë gjërat, që pëlqejnë nga kryeqyteti ynë, e cilat janë ato gjëra, që i bezdisin.Ndotja dhe trafiku, janë në krye të problematikave, ndërsa moti dhe ushqimi, pikat tona të forta.Shumë prej turistëve kanë kënduar edhe këngë tradicionale shqiptare.

I specializuan se kishin nevojë, 300 mjekë pa licensë pas 10 vjetesh punë

Mjeku Besnik Kroi tregon, se ka 10 vjet, që ushtron profesionin e psikiatrit, që prej vitit 2014, kur ka bërë një kualifikim për nevoja të spitalit dhe Ministrisë së Shëndetësisë. Kualifikimi u krye pranë QSUT-së dhe zgjati një vit. Besniku ka punuar 23 vjet si mjek i përgjithshëm dhe 10 vjet si psikiatër. Gjatë kësaj kohe është licensuar dy herë.Por sot nuk mund të kualifikohet, pasi i thonë, se nuk i njihen këto kualifikime.Procedura e kualifikimit nisi nga Ministri i kohës Vangjel Tavo, pas kërkesës së spitalit të Sarandës për specialist.Po pse nuk licensohen plot 300 mjekë, që kanë të njejtin fat si Besnik Kroi.Kemi biseduar me juristen e Urdhrit të Mjekut, e cila shprehet, se eshtë bërë abuzimi në atë kohë dhe sot po rregullohet.Nora Malaj, zv Ministre arsimi në vitin 2014, shpjegon, se këta mjekë duhet të licensohen, pasi për 10 vjet kanë ushtruar profesionin e tyre, sipas rregullave të kohës. Me kalimin e kohës, sipas saj, duhet që të kërkohet përshtatje, pasi ata i kanë shërbyer vendit, duke u kualifikuar e duke iu gjendur pacientëve.

“Faji i drejtuesve, që nuk ankohen”, qendrat shëndetsore pa tampone

Në redaksinë tonë, qytetarë e titullarë qendrash shëndetsore denoncojnë mungesën e tamponëve për viroza e covid. Ne bëmë një vëzhgim në Tiranë e rrethet Elbasan, Librazhd, Delvinë, Gjirokastër e Sarandë. Tamponët mungojnë në të gjithë Shqipërinë.Për këtë problem pyesim titullaren e Operatorit të Kujdesit Shëndetsor të Shërbimeve të Kujdesit Shëndetsor Jeta Deda. Kjo e fundit, e zënë ngushtë, në fillim nuk e pranoi mungesën e tamponëve e më pas thotë, që fajin e kanë titullarët e qendrave shëndetsore, që nuk kanë bërë ankesa.

/tvklan.al