Çudia, adoleshentët 16-vjeçarë mund të abortojnë në dijeninë e prindërve


Një foto e vitit 1966 tregon, sesi promovohej turizmi në atë kohë në kuadër të regjimit komunist dhe indoktrinimit ideologjik. Një projekt-ligj i hartuar nga Ministria e shëndetsisë i njeh të drejtën e abortit adoleshenteve mbi 16 vjec edhe pa dijeninë e prindërve.

“Më iku truri”, në arrest për dhunë ndaj partneres me probleme mendore


Në shtator 2022 policia e Matit njoftoi se kishte arrestuar shtetasin Dario Bruçi, 48 vjeç, sepse kishte mbajtur të izoluar dhe kishte dhunuar bashkëjetuesen 33 vjeçe, me të cilën kanë një fëmijë 9-muajsh. Policia e Matit bëri publike dhe një video të marrë nga celulari i Dario Bruçit, ku shihej bashkëjetuesja e tij në një ritual në shtëpi, ndërsa shehu nga Kosova Kujtim Popaj po mundohej t’i largonte magjinë.

Kjo video ishte regjistruar një vit më parë në celularin e Darios dhe denoncimi i këtij të fundit nuk kishte lidhje me videon. Denoncimi ndaj Darios u bë nga nëna e 33-vjeçares dhe ai u arrestua pa asnjë prove dhune.

Vetë 33-vjeçarja tregon për “Stop” në Tv Klan se ajo ka vuajtur nga çrregullimet e shëndetit mendor dhe pas lindjes, gjendja e saj është rënduar. Ajo thotë se nuk është dhunuar nga bashkëshorti dhe këtë e ka pohuar në gjykatë dhe para një noteri.

Gazetari: Unë dua që t’ju pyes drejtpërdrejt: a jeni dhunuar nga bashkëshorti juaj,  Dario Bruçi?

Bashkëjetuesja e Dario Bruçit: Jo, nuk jam  dhunuar dhe fjalët e tij janë plotësisht të vërteta që ka thënë. Unë para se të njihja Darion kam vuajtur nga një sëmundje psikologjike, stres, s’di si ta shpjegoj. Më vonë, pas shtatzënisë m’u krijua prapë, pavarësisht se nuk mund të pija dot ilaçe.

Psikiatrja Artiola Hoxha shpjegon se pacientët me probleme të shëndetit mendor kanë mungesë të higjienizimit, vuajnë nga perceptimi, funksionaliteti i përditshmërisë dhe deluzionet. Në rast dhune, jo detyrimisht merrem si bazë deklarata e një individi me probleme të shëndetit mendor.

Bashkëjetuesja e Dario Bruçit: Kam qenë në një gjendje shumë të degraduar sa shtëpia mori fund. Dario ndoshta s’e ka kuptuar në atë moment, por që ishte gjendje shumë, shumë e keqe. Doja të rrija vetëm,  nuk doja të prekja asnjë punë me dorë, nuk isha e zonja as për fëmijën tim, me shumë sforco, shumë gjendje kaosi në shtëpi. Pasi erdhi nëna ime nga Franca, Dario pagon një taksi dhe më çon të vizitohem në spitalin e Neurologjisë. Po atë ditë që ka ndodhur kjo gjë, unë kthehem në shtëpi dhe kthehem në një gjendje shumë të keqe, pa e kuptuar veten time dhe aty nisi një debat i vogël, me një zënkë si çdo njeri, si çdo familjar dhe ne marrim çantën bashkë me mamin dhe ikim, djalin e lë te Dario. Dario pastaj vjen te Turizmi në Burrel dhe thotë “kthehu në shtëpi”, jo, jo i them unë, nuk kthehem.

Me këtë çështje në Mat u mor shefi i krimeve Lulzim Lami, i cili e lidhi videon me ngjarjen edhe pse i përkisnin kohëve të ndryshme.

“Jam mes mamit dhe burrit”, e denoncoi për dhunë, kërkon të kthehet me të


Deklarimet e 33-vjeçares në Burrel, për dhunën e pretenduar ndaj së cilës u denoncua bashkëjetuesi i saj Dario Bruci, nuk janë marrë konform rregullave. Në këtë proces nuk kanë qenë të pranishëm ekspertë pasi ajo kishte probleme të shëndetit mendor, tha ajo për emisionin “Stop” në Tv Klan.

Bashkëjetuesja e Dario Bruçit: Edhe më mbrapa domethënë, pas 3 javësh që Dasio u burgos, unë ndihesha shumë fajtore dhe në gjyq kam thënë që këtë gjë e ka bërë nëna ime sepse ajo ashtu ka besuar nga fjalët që i kam thënë unë por unë nuk kam qenë në gjendje të mirë të shëndetit.

Absurdi në këtë çështje shihet edhe në një tjetër detaj. Edhe pse Dario Bruçi po vuan dënimin me arrest shtëpie për dhunë ndaj partneres, kjo e fundit jeton bashkë me fëmijën e Darion në të njëjtën shtëpi. Dario thotë se akuza është e montuar pasi ai ka patur një konflikt për parkimin me shefin e krimeve në Mat Lulzim Lami.

Bashkëjetuesja e Dario Bruçit: Jam në një situatë, domethënë jo se nga ana shëndetësore, s’di a të flas mirë  me mamin a të flas mirë me Darion sepse është një fëmijë në mes.

Dario Bruçi: Më iku truri, ç’të bëj? Arrest shtëpie, s’doja ta thyeja arrestin. Ndenja i qetë, njoftova policinë, erdhi oficeri këtu, mori provat, i dhashë ato deklaratat të gjitha çfarë ka ndodhur, çfarë s’ka ndodhur, bukur. Më 12 ka ikur Erisa, më 18 më thërret Policia e Tiranës, rajoni po nr.4 prapë që keni një denoncim të dytë. Më kërkuan që të shkoj në gjyq në Tiranë. Unë s’shkova, dy herë. Pastaj urdhër mbrojtjeje,  pastaj më ka ardhur një letër këtu që nuk ka prova, s’ka fakte dhe u mbyll.

Së fundi 33-vjeçarja, nën ndikimin e së ëmës, ka ikur nga shtëpia e Darios me djalin e vogël dhe po jeton në Tiranë me nënën. E reja thotë se do që të kthehet me Darion.

Gazetari: Pra ju pranoni që të jetoni me Darion dhe këto akuza të cilat po rëndojnë mbi atë padrejtësisht, të zhduken, të fshihen?

Bashkëjetuesja e Dario Bruçit: Po, dhe me thënë të drejtën po ju them edhe një sekret dhe po e deklaroj publikisht që unë e dua jetën me Darion sepse është një fëmijë, është familja dhe më ka dhuruar gjënë më të bukur, më ka dhuruar fëmijën.

/tvklan.al