Video, nuk do e besoni, se çfarë bën qeni kur gjyshja tjerr lesh

Një video që po qarkullon në rrjet është kthyer në virale, pasi tregon një qen, që mban leshin, që një grua e moshuar është duke e tjerrë.Qëndrimi dhe sjellja e qenit është si të ishte njeri.

Mbyll tregun, lë tezgat e arkat nëpër rrugë: Janë pronë e bashkisë

Jemi në zonën e Komunës së Parisit në Tiranë, pranë ish tregut të fruta- perimeve, që sot është jashtë funsionit. Denoncuesja Marsela Doma e posedon këtë pronë bashkë me 3 të tjerë Aleksandër Doma, Nenta Kacemi dhe Nazmie Kristjani. Në vitin 2018 pronarët bëjnë kontratë qiraje me zotin Adriatik Skënderaj, pastaj me të vëllanë Ardjanin dhe gruan e tij Dorinën. Nga 2018-ta 2023 ky treg ka funksionuar, por më pas u mbyll dhe në vendin e tregut mbetën tezgat, arkat e sendet e tjera.Ish-qiramarrësi Adriatik Skënderaj, thotë, se tezgat janë pronë e Bashkisë, gjë që nga bashkia mohohet. Pas ndërhyrjes sonë, u hoq baza materiale e tregut dhe prona u lirua.

“Pagesat janë 6 muaj e lart..” administrata e konviktit “shpik” rregull të ri

Një studente është drejtuar në redaksinë e emisionit Stop për një shqetësim, që ka të bëjë me pagesën e konviktit. Këtë vit u është thënë studentëve, se duhet të paguajnë konviktin për të paktën paradhënie, kur pagesa mujore është 5500 lekë në muaj.Nëpërmjet kamerës së fshehtë, u drejtuam tek administrata e konvikteve në “Qytetin Studenti”, ku një punonjëse e administratës thotë, se kushti është, që studentët të paguajnë për 6 muaj menjëherë, që të mund të regjistrohen në konvikt.Por në disa godina të tjera pagesa është mujore dhe nuk ka asnjë urdhër të ndryshëm.Këtë na e pohojnë edhe në zyrat e Administratës së Qytetit Studenti

/tvklan.al