Takimi i Ramës me studentët dhe qëndrimet e “doktoreshë” Monikës.

Kryeministri Rama u takua sot me studentë të Universitetit Bujqësor të Tiranës, por njëra nga studentet e pranishme në takim tha, se askush nuk kishte dijeni, që do t’u vinte shefi i qeverisë. E reja dekonspiroi kështu mënyrën, sesi është organizuar biseda 3-orëshe me Ramën.Sot opozita vendosi të hyjë në parlament të enjten dhe të premten, duke shpëtuar në këtë mënyrë edhe nga djegia e mandateve.Një ndër politikanet, që ka folur për protestën, ka qenë dhe Monika Kryemadhi, e cila ka ofruar mbështetje për lëvizjen studentore, por ka marrë si përgjigje vendosmërinë e të rinjve, që ajo dhe kolegët e saj t’i qëndrojnë larg protestës.Kreu i PD-së Lulzim Basha është shfaqur në një foto me Albert Krecin, i denoncuar në emisionin “Stop” disa muaj më parë, se si ekspert ligjor manipuloi raportin e aksidentit të një 13 vjecari në Durrës.

Kamera e fshehtë/ 100 euro për të kaluar i qetë në doganën e Morinit.

Emisioni “Stop” ngriti sërish problemin e kalimit të parregullt të kufirit me para në dorë. Këtë të martë u transmetua një kamera e fshehtë ku një taksist, merr përsipër kalimin e qytetarit, edhe nëse ai ka probleme. Për 100 Euro ai arrin të kalojë kufirin në doganën e Morinës dhe merr porosinë, që të mos thotë, që mund të shkojë në Gjermani apo diku tjetër.

Taksisti- A ke nevojë për taksi?

Klienti- Jo vlla, jo! Jam për të kaluar këtej vlla, për të ik në Gjermani.

Taksisti- A ke deportim? A do me të kalu?

Klienti-Si?

Taksisti-A do me të kalu?

Klienti-Për sa lekë bëhet fjalë?

Taksisti- 100 Euro veç me të kalu, pastaj taksi, po deshe me të çu në aeroport.

Klienti-Po pastaj në doganë tjetër?

Taksisti- Jo, s’thonë gjo! A ke gjobë shqiptare?

Klienti- Si?

Taksisti- A ke gjobë me lekë?

Klienti- S’kam gjobë unë, kam kalu, o vlla!Kam hall, se mos më hapin probleme, se hajt po i paguaj!

Taksisti- Jo ca problemi me të hap?! Ti s’ki asnjë problem, o burrë!

Klienti- Ti thua, me një fjalë te dogana kosovare, s’ka ndonjë problem, ndonjë gjë.

Klienti- Eshtë ideja, s’ka probleme më andej pastaj?

Taksisti- Mos e vrit mendjen, o burrë!

Qytetari niset të kaluar doganën së bashku me taksistin.

Klienti- 2, 4, 6, 8, 10.

Taksisti- Veç mos fol me kta ndonjë gjë, se pastaj s’ki ca me bo!

Klienti- Si?

Taksisti- Mos bisedo me kën, jan nis diku me ik, apo?

Klienti- Mos të flas asnjë gjë unë?

Taksisti- Me kto!

Klienti- Eee…

Taksisti- Ku je tu ik? Jam tu ik në Prishtin, jam tu ik në Kosovë, andej, andej, jo knej, se s’na thonë gjë për knej. M’ jep pashaportën! Ose kartën, bjema kartën! O Ladiem, se kthehem mbrapa ëëë.., s’ka problem!

Klienti- Mos kam ndonjë problem te dogana tjetër unë pastaj?

Taksisti- Ore, jo!

Klienti- O vëlla, shumë faleminderit!

Taksisti- A don me zbrit, aaa?

Klienti- Po! Do zbres, se ca do bëj më!

Qytetari dorëzon paratë dhe arrin të kalojë i qetë dhe nuk hasi asnjë pengesë.

Gjirokastër, specialisti i marrëdhënieve publike me diplomë false.

Emisioni “Stop” në Tv Klan ka denoncuar mbrëmjen e sotme rastin e një qytetari në Gjirokastër, i cili është i punësuar në Bashkinë e qytetit, por me diplomë të falsifikuar.

Në redaksinë e “Stop” erdhi një denoncim ku thuhej se Rigels Malile ka falsifikuar diplomën e gazetarisë, të Fakultetit të Histori-Filologjisë në Tiranë.

Balile aktualisht është i punësuar në klubin e futbollit “Luftëtari” si specialist i marrëdhënieve me publikun, që është në varësi të Bashkisë së Gjirokastrës.

Redaksia e emisionit “Stop” dërgoi një kërkesë me shkrim pranë Rektorit Mynyr Koni, për të konfirmuar faktin që diploma e Rigels Malile është e falsifikuar. Mirëpo, edhe pse të gjendur përballë një fakti të tillë, Rektori ktheu një përgjigje negative, me argumentimin se nxjerrja e diplomës bie në kundërshtim me ligjin për mbrojtjen e të dhënave personale.

Megjithatë, “Stop” ka siguruar një shkresë të vitit 2014, kur Rigels Malile ka qenë i punësuar si gazetar pranë Televizionit Publik Gjirokastra, degë e RTSH, dhe është shkarkuar nga detyra pikërisht për faktin se ishte zbuluar që diploma e tij është fiktive.

Gazetarja e emisionit “Stop” udhëtoi drejt Gjirokastrës, dhe kërkoi informacion në zyrën e Burimeve Njerëzore pranë Bashkisë së këtij qyteti.

Anduela Çaçka, drejtoresha e Burimeve Njerëzore: “Unë kam informacion që ky shtetas është i punësuar në strukturën e Bashkisë Gjirokastër, por është i punësuar te Agjencia e Kulturës, Trashëgimisë dhe Sporteve. Kjo agjenci ka një sektor të veçantë, që quhet sektori i sporteve ose siç e quajmë tani klubi sportiv Luftëtari. Në këtë sektor mban pozicionin e specialistit të marrëdhënieve me publikun. Nuk kam dijeni për diplomën e tij, nuk mund t’ju përgjigjem për këtë”.

“Stop” shkoi më pas në agjencinë në fjalë për të kërkuar informacion për diplomën e Rigers Malile. Në këtë agjenci nuk japin shpjegime pa bërë më parë kërkesë me shkrim. Megjithatë, stafi i emisionit ka zbuluar gjithashtu se diploma false e Rigers Malile është e noterizuar, duke rënduar kështu edhe pozitën e noterit.

Drejtuesi i “Stop” Saimir Kodra ka apeluar organet kompetente që të veprojnë pasi në këtë rast kemi të bëjmë me vepër penale, atë të falsifikimit të diplomës. Në librezën e punës së Rigers Malile thuhet gjithashtu se ky qytetar e ka diplomën të falsifikuar. Edhe në vitin 2014, zv/drejtori i përgjithshëm i RTSH, Martin Leka shkarkoi nga detyra Rigers Malilen që punonte në RTGJ si gazetar, për shkak se diploma e tij ishte zbuluar false.