Stop Tv Klan | Një format satiro-investigativ nga Saimir Kodra & Gentian Zenelaj.
Përshendeti si Hitleri, si u komentua akti i zyrtarit të lartë
Sot mbushen 105 vjet nga Kongresi i Lushnjes.Ky kongres u mbajt në 21 janar 1920 , për të ringjalluar pavarësinë e mbrojtur arritjet e kuvendit të Vlorës. Gjatë inaugurimit të mbrëmshëm të presidentit Trump, ra në sy përshëndëtja me dorën e lart e Elion Musk. Gazetat italiane e përshkruajnë këtë akt si autizëm dhe jo nazizëm.
“E marr si kërcënim”, i sapolinduri vdes jete ne spital, nuk i bëjnë autopsy
Neritan Halilaj nga Vlora, tregon se në muajin tetor, bashkëshortja lindi një djalë. Lindja shkoi shumë mirë, por mjekja po i bënte mjekim, për shkak se të sapolindurit i kishin dalë ca pucrra në fytyrë dhe trup. Ditën e pestë, kur do dilte nga spitali, foshnjes i bënë edhe vaksinën.Ishte kjo koha, kur djali ndërroi jetë.Neritani ka kërkuar, të dijë arsyen, pse ndërroi jetë, por nuk ka një përgjigje dhe rezultati i autopsisë nuk po del.Mjekjagjinekologe thotë, se gjatë lindjes, cdo gjë shkoi mirë.Sa për vaksinat, ajo thotë, se u bëhen të gjithë fëmijëve të sapolindur.Neritani kontaktoi edhe mjeken neonate për ta pyetur për diagnozën, por edhe këtë herë nuk mori asnjë përgjigje.Ne u interesuam pranë Institutit të Mjekësisë Ligjore, ku na u tha, se dosja u mor në dorë në datën 9 janar dhe do të dalë rezultati për një javë.
Vdes nga sëmundja e miut e mosmjekimi, procedohet shefi i urgjencës
Në emisionin “Stop” me 7 janar 2025 u denoncua një rast tragjik nga Laçi, ku Feriz Lami akuzon neglizhencën mjekësore për humbjen e jetës së të birit, Fatjon Lami, 38 vjeç. Fatjoni, i cili pësoi një infeksion nga minjtë teksa vadiste misrin në korrik 2024, u shtrua disa herë në urgjencën e spitalit të Kurbinit, por nuk iu kryen ekzaminime mjekësore të nevojshme. Ai u dërgua me vonesë në spitalin Infektiv në Tiranë në gjendje kome, ku ndërroi jetë.
Shefi i Urgjencës në Laç, Agron Lala, pranoi se rasti është trajtuar me neglizhencë. Drejtoria e Policisë Lezhë ka nisur procedim penal ndaj tij për “Shpërdorim detyre,” pasi dyshohet se mosveprimi sipas protokolleve çoi në këtë tragjedi. Prokuroria e Lezhës po heton për të dokumentuar përgjegjësitë ligjore. Ndërkohë, një tjetër banor i zonës, që u trajtua në kohë, arriti të shpëtonte.