Stop Tv Klan | Një format satiro-investigativ nga Saimir Kodra & Gentian Zenelaj.
“Sytë me gjak, por të hapur”, kujt iu referua Rama në përshkrim
Gjatë seancës së dëgjimit me rektorin e Universitetit të Kamzës, Kryeministri Rama kishte marrë me vete një pikturë të zonjës së drejtësisë. Rama tha, se para se socilaistët të vinin në pushtet, drejtësia ishte e shtrirë dhe po i hanin rropullitë. Sipas tij, socialistët e ngritën në këmbë, por ajo akoma i ka sytë të hapur.
E nxjerr vajza nga shtëpia, jeton e bën nevojat personale në hyrje të pallatit
Merita Taollari prej 3 muajsh jeton në shkallët e pallatit, pasi vajza e saj e nxorri nga shtëpia, që kishte në të njejtin pallat. Merita tregon, se fle aty në hyrje të ndërtesës në të ftohtë. Vajzat nuk i flasin, por ajo shprehet, se e ka marrë malli për fëmijët e nipërit.Banorët tregojnë, se gjendja është Meritës është e keqe, pasi ajo edhe nevojat personale i kryen aty në hyrje dhe nuk ka as, ku lahet. Ne shkuam fillimisht tek zyra e shërbimit social në bashkinë e Vlorës, ku na thanë, se është bërë vlerësimi i rastit dhe pritet zgjidhje nga Shërbimi Social Rajonal dhe Bashkia.Folëm me drejtorin ezyrës së strehimit në bashki, i cili tha, se procedura e parashikon, që zonja të gjejë një banesë me qira, të lidhë një kontratë dhe të përfitojë bonus, pasi bashkia nuk ka banesa dhe e ka të pamundur të gjejë një të tillë.Në kushtet, kur zonja vuan edhe nga probleme të shëndetit mendor, Sshërbimi Social i ka bërë shkresë spitalit psikiatrik, por ky i fundit nuk ofron kurim me shtrim të gjatë, por vetëm kurim ambulator.Vlora nuk ka qendra sociale dhe konviktet janë në rikontruksion. Gjithashtu në azil nuk mund të strehohej, pasi nuk ka mbushur moshën. Pas shumë përpjekjeve, zonjën Merita e strehuam në qendrën komunitare Vlorë, derisa të gjendet një banesë për të. Ajo shkoi të marrë kujdesin e duhur shëndetësor dhe do të rrijë në qendër, derisa t’i gjendet një banesë.
E akuzuan se kishte një faqe Tik-Tok-u, policia i sekuestron telefonin
Genc Synaj, tregon, se i kanë sekuestruar telefonin në policinë e Shkodrës, sepse disa persona e kishin kallëzuar, se administronte një faqe në Tik Tok dhe shpifte për ta.Prokuroria u shpreh, se nuk kemi të bëjmë me vepër penale dhe vendosi të mos fillojë procedim për rastin. Organi i akuzës gjithashtu vendosi kthimin e telefonit, por kjo nuk ka ndodhur që nga fillimi i nëntorit 2024. Genci thotë, se ka bërë ankesë dhe i kanë thënë, se OPGJ ka bërë kërkesë në Institutin e Policisë Shkencore.Këtë radhë bashkë me qytetarin, edhe gazetari i “Stop” bën një kërkesë në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit për kthimin e telefonit.Vetëm pak ditë pas kërkesës sonë, qytetari merr telefonin e tij, për të cilin sorollatej prej gati 4 muajsh.