Lajme Arkiva – TV Klan 2000

Nesër në Bruksel do të paraqitet strategjia e re e Korporatës Elektroenergjitike Shqiptare. Konferenca e donatorëve mes Bashkimit Europian dhe Bankës Botërore, do të diskutojë planin e veprimeve të vitit 2001-2002 nga KESH. Pasi u miratua dje nga qeveria, së bashku me drejtorin e KESH-it, ajo do të udhëtojë drejt Brukselit.

85 mijë dollarë fonde të donatorëve, të bllokuara prej dy vitesh, pritet të zhbllokohen. Me këtë entuziazëm është shprehur drejtori i KESH-it Dritan Prifti, pasi është marrë parapëlqimi i donatorëve. Strategjia përfshin objektiva agresive, por edhe të besueshme. Arkëtimi nga 62% mendohet të shkojë deri 82% vitin tjetër. Njëkohësisht edhe humbjet do të ulen në maksimum.

Dritan Prifti, Drejtori i KESH:- “Në këtë plan veprimesh, kemi parashikuar që për importin e energjisë, vitin tjetër të bëjmë një import më konstant gjatë gjithë vitit për të ruajtur rezervat ujore dhe gjatë periudhës së verës të importojmë më shumë, që të ruajmë rezervat ujore dhe në asnjë mënyrë të mos lejojmë eksportin e energjisë elektrike. Në këtë plan veprimesh parashikohet edhe një ristrukturim i thellë i KESH-it, i cili do ta sjelli korporatën në prag të ndonjë privatizimi të mundshëm”.

Zhbllokimi i kredisë që sjellë fillimin e procedurave për investime shtesë, drejtori prifti siguron se përpara dimrit të vitit të ardhshëm do të rregullohet gjithçka./tvklan.al

Gazetare – Holta Zhiti