Al Nassr u kthye te fitorja në kampionatin arab, duke mundur 2 – 0 Al Wehda ku spikati Cristiano Ronaldo për golin dhe një gjest që tregon frymën e ekipit.

Portugezi realizoi me kokë golin e 925 në karrierë, por nuk u tregua egoist që të shënonte një më të thjeshtë.

Ai nuk ngurroi të lejonte Sadio Mane të godiste penalltinë. Senegalezi kishte 9 ndeshje pa gol dhe për kapitenin Ronaldo ishte një mënyrë për ta nxjerrë nga ajo situatë.

Mane nuk gaboi dhe justifikoi besimin e dhënë. Në anën tjetër Cristiano Ronaldo numëron 17 gola deri më tani në këtë sezon të kampionatit arab, 1 më shumë se rivali më afërt Karim Benzema.

Tv Klan