Mijëra studentë serbë u mblodhën sërish në Beograd para radio televizionit shtetëror RTS, për të protestuar, për aksidentin tragjik të muajit të kaluar, ku u shemb tenda në një stacion hekurudhor në Novi Sad.

Partitë e opozitës dhe studentët fajësojnë qeverinë për korrupsion dhe neglizhencë në trajtimin e kësaj ngjarjeje.

Protestuesit akuzuan gjithashtu transmetuesin publik të Serbisë RTS, për keqinterpretim të kërkesave të tyre.

“Tashmë një javë transmetuesi ynë publik nuk transmeton informacione të sakta për atë që ndodhi. Ata dyshojnë se në studentët jemi paguar nga subjekte të ndryshme të huaja. Ne do të vijojmë të dalim në rrugë, do të bëjmë homazhe për viktimat që vdiqën në Novi Sad.”

Presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiç premtoi të publikojë të gjitha dokumentet në lidhje me rindërtimin e stacionit në Novi Sad, që shkaktoi vdekjen e 15 personave. Mes të tjerash ai premtoi gjithashtu se do të lirojë protestuesit e arrestuar.

“Kërkesat tona nuk janë plotësuar dhe nuk do të ndalemi derisa të përmbushen.”

Serbia përballet me një krizë politike të thelle. Vuçiç nga ana tjetër është përballur vazhdimisht me tubime antiqeveritare që kur erdhi në pushtet, por kjo është hera e parë që ai u përulet kërkesave të protestuesve.

Klan News