Ka shumë nëna që thonë se streset e prindërimit i kanë plakur ato. Dhe një studim ka dëshmuar se ato kanë të drejtë.

Por studiuesit kanë zbuluar se plakja e femrave përshpejtohet deri në dy vjet, sa herë që ato lindin.

Kjo do të thotë se sa më shumë fëmijë një grua ka, aq më pak do të jetojë. Studimi, i cili përfshiu më shumë se 3.200 gra të moshës 20 deri në 22 vjeç në Filipine, zbuloi se çdo lindje ka një efekt negative në nivelin qelizor.

Te nënat me disa fëmijë pësuan rritje të moshës qelizore nga 6 muaj deri në 2 vjet për çdo fëmijë të lindur, zbuluan studiesit në Universitetin Northwestern, Illinois.

Ekipi tha se ndryshimet qelizore gjatë shtatëzanisë mund të lidhen me ndryshimet adaptive në sistemin imunitar të nënës.

Ata tani po kryejnë një studim pasues mbi gratë, të cilat kanë kryer matjet e tyre të para në vitin 2005, për të parë nëse qelizat e tyre do të duken më të vjetra më vonë. Studimi u botua në

Scientific Reports

./tvklan.al