Një studim i fundit ka dalë në konkluzionet se rastet në rritje të kancerit tek të rinjtë lidhet dhe me plakjen e përshpejtuar. Plakja është rreziku kryesor për shumë lloje kanceri, që do të thotë se sa më shumë të rriteni, aq më shumë ka gjasa që të diagnostikoheni.
Dhe gjithnjë e më shumë, ekspertët pranojnë se mosha është më shumë se sa numri i qirinjve në një tortë ditëlindjeje. Është gjithashtu konsumimi i trupit, i shkaktuar nga stili i jetesës, stresi dhe gjenetika, që referohet si mosha biologjike e një personi.
“Ne të gjithë e dimë se kanceri është një sëmundje e plakjes. Megjithatë, ajo me të vërtetë po vjen e prek një popullsi më të re dhe kjo lidhet me atë që e quajme plakja biologjike”, tha Dr. Yin Cao, një profesoreshë e asociuar e kirurgjisë në Shkollën e Mjekësisë të Universitetit të Uashingtonit. Cao është gjithashtu autore e hulumtimit të ri, i cili u prezantua të dielën në konferencën vjetore të Shoqatës Amerikane të Kërkimit të Kancerit në San Diego.
Cao dhe ekipi i saj shikuan të dhënat mjekësore të 148,724 personave të moshave 37 deri në 54 vjeç, të cilët bëjnë pjesë në një regjistër të madh të të dhënave të quajtur Biobank UK. Pas përpunimit të të gjitha të dhënave, studiuesit zbuluan se plakja e përshpejtuar lidhej me rritjen e rrezikut për kancer. Lidhjet më të forta u panë me kancerin e mushkërive, stomakut, zorrëve dhe kancerit të mitrës./tvklan.al