Personat e imunizuar janë më pak të riskuar të zhvillojnë simptomat e Covidit të zgjatur.
Në këtë përfundim ka dalë një studim izraelit i cili është botuar në revistën shkencore “Nature”. Rastet që kanë marrë në shqyrtim mjekët lidhen të gjitha me fazën e parë të fushatës së vaksinimit, pra nga Marsi 2021.
Studiuesit pyetën për projektin e tyre më shumë se 3000 njerëz të testuar me PCR për simptoma të mundshme të Covid-it të gjatë.
Vaksina mbron nga infektimi, por edhe nëse një person infektohet sëmundja përparon më pak. Kjo reflektohet edhe në pasojat afatgjata të atyre që sëmuren me COVID-19. Sipas studimit, personat e vaksinuar kanë 54% më pak gjasa të kenë dhimbje koke se ata që janë të imunizuar. Një tjetër fakt është se shanset e personave të vaksinuar për të zhvilluar lodhje kronike janë 64% më pak.
Studiuesit në Universitetet e Ulmit dhe Amsterdamit kanë gjetur një arsye tjetër pse vaksinimi është i rëndësishëm. Ata thonë se vaksina ofron mbrojtje edhe ndaj ftohjes.
Klan News