Miliona britanikëve u është kërkuar të qëndrojnë në shtëpi për shkak të stuhisë Eowyn që ka përfshirë Mbretërinë e Bashkuar.

Në Irlandën e Veriut dhe Skoci me mijëra familje janë pa energji elektrike, ndërsa janë anuluar qindra fluturime, mbyllur shkollat dhe transporti publik.

Zyrtarët kanë këshilluar qytetarët që të mos lëvizin nga banesat e tyre pasi stuhia konsiderohet e rrezikshme.

Sipas alarmit të dhënë nga Met Office, stuhia pritet të dëmtojë ndërtesa, të shkulë pemë dhe të sjellë ndërprerjen e energjisë elektrike.

Klan News