Shqipëria U-19 ka mbyllur kualifikueset e Europianit 2025 për këtë grupmoshë, me tre humbje.

Kuqezinjtë e drejtuar nga Julian Ahmataj, u mposhtën minimalisht në ndeshjen e fundit nga Irlanda e Veriut.

Miqtë triumfuan 0-1, falë një goli të shënuar në minutat e fundit. Shqipëria u rendit në vendin e fundit në grupin 11, pas tre ndeshjeve, ku regjistroi tre humbje.

Kombëtarja kuqezi, humbi fillimisht 6-0 ndaj Izraelit, për të vazhduar me pas me dy humbje minimale, ndaj Danimarkës dhe së fundmi ndaj Irlandës së Veriut.

Sa i përket pjesës tjetër, Danimarka e mbylli si kryesuese me 9 pikë, ndjekur nga Izraeli me 6 pikë dhe Irlanda e Veriut me 3 pikë.  /tvklan.al