Iu drejtua gjykatës për zëvendësim të masës “Arrest në burg”

Suel Çela i shpallur në kërkim si porositës i dy ngjarjeve kriminale, iu drejtua Gjykatës së Posaçme me kërkesën për te zëvendësuar masën e dhënë në mungesë ndaj tij.

Çela u shpall në kërkim në Maj të 2022 pas dëshmisë së Nuredin Dumanit, i cili rrëfeu se ai kishte porositur vrasjen e mbetur në tentativë të Lulzim Mashës në liqenin artificial dhe vrasjen e një tjetër personazhi në Elbasan.

Kërkesa e Suel Çelës do të merret në shqyrtim nga gjyqtarja Atalanta Zeqiraj.

Tv Klan