Një shpërthim i fuqishëm është raportuar jashtë selisë së një kompanie aviacioni në Ankara të Turqisë. Në këtë industri bëhet fjalë se punojnë rreth 15 mijë persona.

Autoritetet lokale e kanë etiketuar këtë shpërthim si një sulm terrorist. Mësohet se është organizuar nga 3 terroristë, dy prej të cilëve janë kapur. Ministri i Brendshëm i vendit, Ali Yerlikaya, me anë të një postimi në rrjetin social “X” tha si pasojë e sulmit ka persona të vdekur dhe të plagosur. Ndërkaq në vendngjarje ka një numër të madh ambulancash.

Imazhet fillestare të shfaqura nga kanali televiziv NTV ishin të një reje të madhe tymi përpara hyrjes së Industrive Hapësinore Ajrore Turke (TAI), e cila ndodhet rreth 40 km jashtë kryeqytetit.

Sipas informacioneve paraprake të autoritetet vendase bëhet e ditur gjithashtu se janë dëgjuar të shtëna me armë zjarri. /tvklan.al