Si pasojë e një shpërthim të një granate në zonën e Liqenit të Ujmanit në veri të Kosovë, dy automjete janë dëmtuar që ishin parkuar në rrugen e quajtur Tuneli i Pestë.

Ngjarja sipas policisë ndodhi rreth orës 14:30. Liqeni i Ujmanit po shfrytëzohet nga qytetarët për të kaluar ditët e nxehta të verës.

Për këtë ngjarje reagoi dhe Kryeministri Albin Kurti, i cili me anë të postimi në rrjetet sociale shkruan se po punohet për kapjen e autorëve, duke shtuar se Serbisë dhe grupe kriminale të lidhura me të nuk i intereson normaliteti i krijuar në zonën e Liqenin të Ujmanit.

/tvklan.al