Plani për sulmin ndaj avokatit Sokol Mëngjesi ishte planifikuar prej disa ditësh. Një prej autorëve, Dorian Alia, 32-vjeçari, që u vetëdorëzua pasditen e djeshme teksa drejtori Vocaj ishte para mediave, ka pranuar para grupit hetimor akuzat e ngritura ndaj tij.
Dorian Alia: E kam goditur vetëm njëherë avokatin me grusht. E kemi ndjekur prej disa ditësh dhe rrinin në kontakt me njëri – tjetrin për koordinimin e sulmit. Nuk patëm qëllim t’i shkaktonim dëme të rënda
Pavarësisht se autorët u identifikuan në një kohë të shpejtë, 3 prej tyre ende nuk janë kapur.
“Për arrestimin e Drivald Alia, Elton Kasaj dhe Romario Tabaku policia ka zhvilluar kontrolle në banesa, por nuk ka gjetur asnjë gjurmë. Për lokalizimin e tyre është kërkuar ndihmë tek drejtoritë e tjera vendore kryesisht në zonën e veriut aty ku dyshohet se janë larguar.”
Me konkretisht kontrolle janë ushtruar në në Pukë, Shkodër dhe Kukës pasi dyshohet se këto janë rrugët që përdoren zakonisht për tularguar ilegalisht jashtë vendit. Policia ka vendosur 20 mijë euro shpërblim për cilindo që jep informacione të vlefshme për vendodhjen e tyre. Ndaj tyre është ngritur akuza e vrasjes së funksionarëve publik e mbetur në tentativë, por pritet rikualifikim I veprës penale nga prokuroria, pasi 5 personat dyshohet se kanë vepruar në bashkëpunim me njëri-tjetrin.
Ky është momenti kur Sokol Mëngjesi dhunohet fizikisht nga 3 personat.
Pamjet janë fiksuar nga kamerat e sigurisë së kopshtit së djalit të mitur të avokatit. Njëri prej autorëve e thërret avokatin qe po qëndronte te dera e kopshtit dhe e godet me dorezë hekuri duke e rrëzuar në tokë. Edhe pse i shtrirë dhe pa ndjenja, dy autorët tjerë i afrohen dhe e godasin barbarisht me shkelma në trup dhe në koke.
Në videon e dyte dy agresorët largohen me vrap nga vendngjarja.
Klan neës mëson se një nga 8 trashëgimtarët, që fituan gjyqin dhe që mbroheshin nga avokati, Dritan Nano, ky që shihni në këtë foto, nuk ka pranuar të zbatojë kontratën që e detyronte t’i paguante avokatin përqindjen në rast të fitimit të këtij procesi gjyqësor. Për moszbatimin e kontratës avokati Mëngjesi e paditi në gjykatë dhe përmbarimi i bllokoi pronën Nanos. Ky i fundit angazhoi lidhjet e tij shoqërore për të kërcënuar avokatin që të tërhiqej.
Klan News