Pas një periudhe disa mujore, avokati Sokol Mëngjesi do të paraqitet sot në GJKKO për të përfaqësuar kryedemokratin Sali Berisha.

Kështu raporton gazetarja e Klan News Glidona Daci.

Kujtojmë se Mëngjesi u dhunua brutalisht nga 4 persona më 29 Maj të këtij viti. Këtë sulm e porositi 58 vjeçari Dritan Nano. Siç u mësua asokohe, arsye dyshohet se ka qenë një çështje ligjore.

Mëngjesi ka qenë përfaqësues në një proces civil për trashëgimin e një prone në Tiranë. Procesi është fituar nga ai, por dyshohet se Nano nuk ka pranuar të plotësojë kushtet ligjore të kontratës që kishte me të.

Pasi qëndroi 6 ditë i intubuar te “Trauma”, Mëngjesi u dërgua në Athinë për një kujdes mjekësor më të specializuar. Siç duket ai tani është në gjendje të mirë shëndetësore, pasi i është kthyer punës.

/tvklan.al