Dorian Alia, 32-vjeçari që u vetëdorëzua pas sulmit të avokatit Sokol Mëngjesi ka pranuar akuzat e ngritura ndaj tij. Gazetari Besar Bajraktaraj ka siguruar dëshminë e tij. Alia ka pranuar që ka qenë pjesë e sherrit dhe ka goditur vetëm një herë avokatin me grusht.

I pyetur për mënyrën e organizimit të dhunës, Alia është shprehur se e kanë ndjekur prej disa ditësh avokatin. Autorët kanë qëndruar në kontakt me njëri-tjetrin për koordinimin e sulmit.

Sipas tij, ata nuk kanë pasur qëllim t’i shkaktojnë dëmtime të rënda. Organizator i këtij sulmi dyshohet të jetë Dritan Nano. 58-vjeçari është shoqëruar me iniciativë nga policia.

Ai nuk ka qenë shumë bashkëpunues, por ka pranuar konfliktin që ka pasur me avokatin.

Sipas policisë, Sokol Mëngjes u godit për shkak të detyrës. Ai ka përfaqësuar në një proces civil një familje që kishte trashëguar një pronë në Tiranë.

Procesi është fituar nga pala e përfaqësuar prej tij. Por disa nga trashëgimtarët nuk kanë pranuar të plotësojnë kushtet ligjore të kontratës me studion ligjore duke organizuar krimin.

zbulohen autoret dhunimit te sokol mengjesit
4 autorët e dhunës së avokatit Sokol Mëngjesi. Ata janë Romario Tabaku dhe kushërinjtë Elton Kasaj 33 vjeç dhe kushërinjtë Drivald Alia 21 vjeç e Dorian Alia 32 vjeç.

Nga hetimet e kryera, policia dyshohet se autorët nuk kanë qenë të paguar, por janë lidhje e afërt e organizatorit të sulmit ndaj avokatit Sokol Mëngjesi.

Në lidhje me ngjarjen janë shpallur në kërkim Elton Kasaj e Drivald Alia që kanë marrë pjesë në sulm, si dhe Romario Tabaku, i cili ka ndihmuar autorët të largohen nga vendi i ngjarjes.

Policia ka zhvilluar kontrolle në banesat e tyre. Autoritetet dyshojnë se ata mund të kenë lëvizur jashtë Tiranës, konkretisht në Pukë, Shkodër dhe Kukës pasi dyshohet se janë rrugët që mund të përdorin për të ikur jashtë vendit.

Si pasojë e goditjeve të forta, avokati Sokol Mëngjesi ndodhet në gjendje të rëndë në spital./tvklan.al