Dy ditë pas sulmit në Mynih një vajzë dy-vjeçare dhe nëna e saj kanë humbur jetën për shkak të plagëve të rënda që morën.

Një 24-vjeçar afgan që erdhi në Gjermani si azilkërkues u arrestua menjëherë pas sulmit të së enjtes. Prokurorët thanë të premten se ai duket se kishte një motiv ekstremist islamik, por nuk kishte prova se ai ishte i përfshirë në ndonjë rrjet radikal.

39 persona u plagosën në sulm, dhe policia tha të premten se dy prej tyre u plagosën shumë rëndë. Të shtunën, zyra e policisë kriminale shtetërore të Bavarisë tha se vajza e re dhe nëna e saj, një grua 37-vjeçare nga Mynihu, kishin vdekur nga plagët e tyre, njoftoi agjencia gjermane e lajmeve dpa.

Ishte i pesti në një seri sulmesh që përfshinë emigrantë gjatë nëntë muajve të fundit që e kanë shtyrë migrimin në ballë të fushatës për zgjedhjet gjermane më 23 shkurt.

/tvklan.al