Një makinë tip “BMV” me ngjyrë të errët hyri përmes tregut të Krishtlindjeve në Magdeburg në kryeqytetin e Landidt të Saknsonisë në Gjermani duke marrë përpara për rreth 400 metra me dhjetëra persona.
Shpejtësia e lartë me të cilën ajo lëvizte, i ka gjetur njerëzit që kishin mbushur tregun të papërgatitur, teksa shumë prej tyre shihen duke rënë në tokë, ndërsa të tjerët largohen me vrap.
Mediat gjermane raportuan fillimisht se si pasojë e këtij sulmi kishin humbur jetën 11 persona, ndërsa rreth 80 të tjerë ishin plagosur nga të cilët 15 në gjendje të rëndë.
Por më pas ato e hoqën këtë informacion duke raportuar vetëm deklaratën e Kryeministrit të Saksonisë, i cili tha se ka të paktën 2 persona të vdekur, njëri prej të cilëve, fëmijë.
Në vendngjarje mbërritën forca të shumta policie si dhe ambulancat që nisën të transportojnë drejt spitaleve të plagosurit, ndërkohë që për një pjesë tjetër, ndihma e parë iu dha në stendat e ngritura pranë tregut.
Policia e Magdenburgut bëri të ditur se një i dyshuar u arrestua pas sulmit, ndërsa ishte e paqartë nëse ai kishte vepruar vetëm.
Mediat gjermane, duke iu referuar burimeve pranë autoriteteve të sigurisë bën të ditur se autori i dyshuar është një burrë nga Arabia Saudite, i lindur në vitin 1974, i cili e kishte marrë me qira makinën e krimit pak para sulmit.
Kancelari Olaf Scholz teksa komentoi sulmin theksoi se “Raportet nga Magdeburgu flasin për diçka të keqe”, duke iu referuar numrit të viktimave dhe të plagosurve.
Tv Klan