Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan dhe Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s Mark Rutte zhvilluan një takim në Turqi ku diskutuan sfidat në rritje për sigurinë e aleancës.

Bisedimet u mbajtën në Ankara me dyer të mbyllura sipas mediave turke dhe takimi mes tyre zgjati një orë. Pjesë e diskutimeve ishin gjithashtu edhe çështje që kanë të bëjnë me luftën në Ukrainë dhe krizën në Lindjen e Mesme.

Rutte uroi Turqinë për përfundimin me sukses të misionit paqeruajtës të NATO-s, KFOR në Kosovë, duke deklaruar se kontributi i trupave turke është vendimtar në ruajtjen e një mjedisi të sigurt.

Në takimin mes Erdogan dhe Rutte ishin edhe ministri i Jashtëm Hakan Fidan dhe ministri i Mbrojtjes.

Klan News