49-vjeçari lajmëroi se nuk do ta kryejë më detyrën e Drejtorit Sportiv te “bardhekaltrit”

Igli Tare lajmëroi largimin e tij nga Lacio.  Nëpërmjet një letre publike, 49 vjeçari komunikoi se puna e tij si Drejtor Sportiv i klubit te “bardhekaltrit” kishte përfunduar. Kontrata e shqiptarit me Lacion i përfundonte më 30 Qershor.

Tare ka qenë pjesë e “bardhekaltërve” prej 18 vitesh. Në tri vitet e para, ai ka luajtur si futbollist dhe nga viti 2008 mori detyrën e Drejtorit Sportiv.

Që në nisje të punës së tij, shqiptari e tregoi se ishe njeriu i duhur për punën si Drejtor Sportiv.

Sukseset e arritura nga Lazio në këto 15 vite, ku u fituan 6 trofe, e ekipi 4 herë u kualifikua në Ligën e Kampioneve , mbajnë gjithashtu edhe firmën e tij.

Blerje të lojtarëve si Hernanes, Klose, Candreva, Mauri, Leiva dhe Correa u realizuan nga Tare.

Falë aftësisë së tij në merkato, arriti që të rregullonte bilancet e klubit.

Kryeveprat e tij janë Milinkoviç-Saviç, Luis Alberto dhe Imobile. Të tre u blenë në shifra të ulëta, por falë tyre ‘bardhekaltrit’ u rritën shumë.  Por me sulmuesin Muriqi dhe mbrojtësin Vavro, Tare nuk mori atë që priste, e kjo rëndoi disi bilancet.

Drejtori i ri Sportiv do të jetë Anxhelo Fabiani, i cili mbante të njëjtin rol te Salernitana e Lotitos, e prej dy vitesh punon te Lazio si përgjegjës për ekipin e Lacios U-19.

Klan News