Në ditët e para të marrjes në detyrë Presidenti amerikan Donald Trump nënshkroi një urdhër ekzekutiv që pezullonte përkohësisht të gjitha programet e ndihmës së huaj nga ana e Shteteve të Bashkuara për 90 ditë, në mënyrë që ato të rishikoheshin dhe më pas të përcaktohej nëse ato janë në përputhje me objektivat e tij politike.

Vendimi i Trump preku ndihmën humanitare dhe programet e rindërtimit në Ukrainë.

Megjithatë, së fundmi, zyrtarët e Departamentit të Shtetit po kërkojnë përjashtim nga ngrirja e fondeve të huaja për Ukrainën. Zyrtarë të lartë të Departamentit të Shtetit po përpilojnë një listë se në cilat fusha do të shkojnë këto fonde.

Këto përpjekje për këtë media tregojnë për mosmarrëveshje të brendshme për ndarje brenda ekipit të Trump mbi mënyrën se si të trajtohet Kievi. Politika e SHBA-së ndaj Ukrainës ka ndryshuar në mënyrë  rrënjësore javët e fundit.

Zyrtarët amerikanë mbajtën bisedime të me ata rusë pa ata ukrainas në Riad dhe shpesh është vënë në pikëpyetje legjitimiteti i Presidentit Volodymyr Zelensky në deklaratat publike.

Media Politico më herët bëri të ditur se ndërpreja e fondeve për vendet e Evropës Lindore do të forconte  gjithashtu ndikimin rus në këto territore.

Klan News