Shpallet në kërkim policor Sadik Alixhepi
Teksa policia është angazhuar në evidentimin, asgjësimin e më pas vënien para drejtësisë të kultivuesve të kanabisit, ndodhin edhe të papritura.
Një hetim 1 mujor nxori zbuluar një të ri nga Zall Bastari që kultivonte lëndë narkotike. Kështu, efektivët e komisariatit 4 zbritën në terren dhe vërtetuan që parcela me 118 rrënjë kanabis ishte në pronësi të Sadik Alixhepit, me origjinë nga Mneri, por banues në Babrru.
Në moment që ai ka konstatuar efektivët, duke qenë njohës i mirë i pyllit është larguar, duke i shpëtuar prangosjes. Pasi janë vënë në ndjekje, por pa mundur ta gjejnë, blutë kanë shkuar në banesën e tij, por edhe aty nuk e kanë gjetur.
Në vendin e quajtur Shkozare, policia ka gjetur dhe sekuestruar sende personale, me anë të të cilave do të bëhet edhe verifikimi i gjurmëve të kultivuesit apo edhe bashkëpunëtorëve.
Gazetare: Aida Topalli
Klan Plus