Policia e Tiranës ka arrestuar tre persona të shpallur në kërkim për vepra të ndryshme penale. Sipas asaj që bën të ditur policia të arrestuarit akuzohen për vjedhje, kanosje, shkatërrim prone, prodhim armësh, e shitje droge.

“Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 5 ndaluan shtetasin e shpallur në kërkim M. K., 20 vjeç, pasi Gjykata e Tiranës, e ka dënuar me 6 muaj për veprën penale “Vjedhja”.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 2 kapën shtetasin E. B., 33 vjeç, banues në Durrës, pasi Gjykata e Durrësit, i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg” për veprat penale “Kanosje”, ” Shkatërrim prone” dhe “Prodhim e mbajtje pa leje e armëve të gjahut apo sportive””. Gjatë kontrollit fizik iu gjet dhe iu sekuestrua një sasi lënde e dyshuar narkotike kanabis. Veprimet e metejshme procedurale do të kryhen nga Drejtoria Vendore e Policisë Durrës.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 6 kapën shtetasin e shpallur në kërkim R. L., 31 vjeç, pasi Gjykata e Tiranës i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg” për veprën penale “Prodhim e shitje narkotikësh””, njofton policia.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të metejshme./tvklan.al