Apeli i Posaçëm ka caktuar datën 11 Mars si ditën kur do të shqyrtojë ankimin e depozituar nga kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj, i cili kërkon nga Gjykata e Posaçme caktimin e një mase më të butë se ajo e “arrestit me burg”.

Kërkesën e Veliajt në Apel do ta shqyrtojë gjyqtari Engert Pëllumbi. Në të njëjtën seancë do të shqyrtohen dhe ankimi i biznesmenëve Elman Abule, Shkëlqim Fusha, Gentian Sula dhe Meriman Palushi.

Këta të fundit së bashku me kryebashkiakun, u vunë në masë prej datës 10 Shkurt, pasi SPAK dyshon se ata janë përfshirë në një skemë korruptive së bashku me Erion Veliajn, i cili akuzohet për korrupsion dhe pastrim parash.

Tv Klan