Ky filmim tregon momentet tragjike të rënies së një avioni të vogël pasagjerësh me 67 persona në bord pranë qytetit Aktau në Kazakistan, në orët e para të kësaj të Mërkure.
38 persona humbën jetën ndërsa 29 shpëtuan të gjallë, siç duket edhe në këtë filmim të kryer në vendngjarje menjëherë pas rënies.
Ndërsa kjo video që janë filmuar nga një pasagjer vetëm pak minuta para rënies tregojnë kaosin në bord.
Në pamjet nga vendi i rrëzimit shihet vetëm gjysma e pasme e mbetur e avionit të kompanisë “Azerbaijan Airlines”, pas shuarjes së flakëve nga përplasja.
Shumica e të shpëtuarve, ndër të cilët 2 fëmijë u dërguan në spital për t’u kuruar nga plagët e marra.
Në bord 37 shtetas ishin nga Azerbajxhani, 16 nga Rusia, 6 nga Kazakistani dhe 3 nga Kirgistani.
Shkaqet e rënies janë të paqarta, por në filmime duket se avioni humb fuqi gjatë ngjitjes dhe nis rënien. Agjencia e lajmeve Reuters që citon autoritete të avionit rus shkruan se shkak mund të jetë bërë një emergjencë e krijuar nga përplasja me zogjtë.
Avioni i tipit Emberaer 190 ishte nisur nga Bakuja, kryeqyteti i Azerbajxhanit drejt Groznit në Rusi, por fluturimi u devijua drejt Kazakistanit për shkak të mjegullës së dendur në kryeqendrën e rajonit të Çeçenisë.
Menjëherë pas tragjedisë autoritetet ruse nisën ekipe emergjencash në ndihmë të autoriteteve kazake.
Tv Klan