Sezoni i shenjës së Luanit tashmë ka ardhur dhe është momenti që përfaqësuesit e saj të shkëlqejnë. Në fakt, kjo shenjë zjarri di fare mirë si ta bëjë këtë. Luani ka një vetëbesim të palëkundur, pasion për gjithçcka bën dhe shpesh gjendet në pozicione drejtuese. Të udhëhequr nga dielli që simbolizon fuqinë dhe vitalitetin, Luani është gjithnjë ylli i situatës.
Ngjyrat më përfaqësuese të Luanit janë e arta, portokallia e ndezur, e verdha solare dhe roza e fortë. Kjo paletë është mëse e përshtatshme për përfaqësuesit e kësaj shenje apo për ata që kanë aspekte të hartës astrologjike në Luan ndaj ne kemi disa ide për manikyrin e përsosur që do të marrë vëmendjen e kujtdo.
‘French’ me xixa të arta
Thonj ‘aperol spritz’
Njësoj si pija e verës, kombinimi perfekt i së verdhës me të kuqen është kombinim perfekt për stinën.
Një simbol 3D
Tregoni shenjën tuaj duke zgjedhur një simbol 3D për thonjtë.
Efekt pasqyrë
Efekti pasqyrë në ngjyrë floriri reflekton më së miri krenarinë e një Luani.
Flakë të kuqe
Ngjyrë portokalli dhe flakë të kuqe që duken kaq bukur nëse forma e thonjve është me majë.
Nude me xixa
Pak më minimaliste, por gjithsesi s’mund të kalojë pa vëmendje.
Orkide 3D
Gjethe të arta
Gjethet e vogla të arta dhe vijëzimi i thonjve me ngjyrë të zezë do të tërheqin vëmendjen e të gjithëve drejt duarve tuaja.
’French’ dhe efekt pasqyrë në ngjyrë ari
Një kombinim ‘vrastar’./tvklan.al