Policia në Alabama, SHBA thotë se disa të rinj janë qëlluar dhe njëri prej tyre është në gjendje kritike pasi një person hapi zjarr në rrugë mbrëmjen e së dielës.

Të shtënat ndodhën rreth orës 22.20 jashtë

Workplay

, një bar ku luhet muzikë live në Birmingham.

Oficeri i policisë Timothy Gardiner tha se të paktën shtatë adoleshentë mbetën të plagosur si pasojë e incidentit, shkruan

Daily Mail

.

Një nga të plagosurit është në gjendje kritike për jetën. Gjendja e gjashtë të qëlluarve të tjerë nuk dihet ende.

Një festë adoleshentësh po mbahej në sallën e koncerteve në kohën kur autori hapi zjarr në rrugë. Autori dhe motivi i sulmit nuk janë identifikuar ende. Ndërkohë policia vazhdon hetimet./tvklan.al