Shfaqjet teatrale në Tetarin Kombëtar Eksperimental nisin që në mesjavë. Nga kjo e enjte deri të dielën, dy shfaqje do të ngjiten në skenë, një për publikun e vogël dhe shfaqja “Lezetet e mëkatit bashkëshortor”, për publikun e rritur, për të vijuar me të tjera rivënie.

Për këtë teatër, sezoni i ri nis me rivënie pasi kalendari i ri artistik do të marrë kohë deri në përzgjedhjen e premierave të reja.

Por nuk do të ndodhë kështu me teatrot e tjerë, të cilët kanë zgjedhur që aktivitetin e tyre ta nisin kur të kenë gati Kalendarin Artistik për sezonin e ri. Tetari Kombëtar i Operas dhe Baletit do të rikthehet në skenë me shfaqje në mesin e Janarit.

Po kështu do të jetë edhe për Teatrin Kombëtar, të cilët do të rikthehen në skenë vetëm pas përcaktimit të Kalendarit Artistik. Ndersa Tetari Metropol, do të nisë sezonin me rivënien e shfajqes për të vegjlit “Së prapthi, me 18 Janar për të vazhduar me 23 me shfajqen e Spiro Dunit, “Dhelprat e Vogla”.

Tv Klan