Me hyrjen e Shtatorit, nis një sezoni ri për teatrot, të cilët kanë gati Kalendarin Artistik.
Teatri Kombëtar po përgatitet për dy premiera, ndërsa “Eksperimentali” do të sjellë në skenën e tij katër të tilla.
Këto shfaqje të reja, për të dyja teatrot vijnë në formën e bashkëprodhimeve dhe bashkëpunimeve më teatrot e rajonit, si një formë jo vetëm për të shkëmbyer eksperiencat, por edhe për superuar kostot e buxhetit që janë të larta në prodhimet serioze.
Por ngjarja me e rëndësishme teatrore do të kulmojë në fund të tetorit me një “showcase” që do të mbahet për herë të parë në skenën teatrore shqiptare, e që do të mbledhë 100 gazetarë, kritikë, dhe krerë të teatrove më të mirë europianë për të vlerësuar dhe për të nxjerrë në skenën ndërkombëtare veprat më të mira teatrore shqiptare.
Po aq të rëndësishëm, teatrot kanë edhe prezencën e shfaqet e tyre në festivalet ndërkombëtare.
Tv Klan