Presidenti Hashim Thaçi i është drejtuar për herë të tretë Kryeministrit në detyrë Albin Kurti që në cilësinë e Kryetarit të Lëvizjes Vetëvendosje t’ia dërgojë emrin e kandidatit të ri për shef të qeverisë.
Përndryshe Thaçi ka thënë se shpejt do ta nxjerrë propozimin sipas Kushtetutës dhe në koordinimin me subjektet tjera politike në vend, njofton Klan Kosova.
“Askush nuk ka të drejtë t’i privojë përfaqësuesit e zgjedhur të popullit në Kuvendin e Republikës së Kosovës për të pasur kandidatin për Kryeministër dhe për të ushtruar kompetencën e tij/saj për të zgjedhur Qeverinë e Republikës së Kosovës”, thuhet në letër.
“Kërkoj përsëri nga ju që të bëni propozimin për kandidatin/en për Kryeministër pa humbur. Unë ju siguroj se brenda një periudhe të arsyeshme kohore, në përputhje me urgjencën për t’i dhënë vendi Qeveri të re me legjitimitet nga Kuvendi i Republikës së Kosovës do të propozoj kandidatin/en për Kryeministër për të formuar Qeverinë”.
/klankosova