Mijëra studentë të universiteteve të Serbisë organizuan një protestë masive në rrugë dhe bllokuan tri ura mbi lumin Danub të shtunën në qytetin verior të Novi Sadit, si simbolike me tre muaj nga rrëzimi i strehës së betonit në një stacion treni në ketë qytet, që shkaktoi 15 të vdekur.

Thirrja e tyre ishte me moton “Tre muaj – Tri ura”. Bllokada e njërës prej urave ajo e Lirisë do të zgjasë për 24 orë, ndërsa të dy të tjerat për vetëm 3 orë.

Studentëve të Novi Sadit u janë bashkuar edhe studentët prej Beogradit, të cilët ecën 80 kilometra për dy ditë me radhë.

Protestës iu bashkuan edhe rreth 1.000 motoristë që ishin nisur prej Beogradit.

Teksa kërkojnë plotësimin e kërkesave të tyre, presidenti serb Aleksander Vuçiç në një takim me qytetarët në Brus ka deklaruar se është kundër formimit të qeverisë teknike.

“Shteti nuk mund te merret me dhunë dhe të qeveriset nga rruga. Nuk do të ketë qeveri teknike apo kalimtare, por do të formohet një qeveri normale serbe, në të kundërt do të mbahen zgjedhje. Këtë do ta vendosë populli”.

Protestat disa mujore të studentëve për tragjedinë e Novi Sadit detyruan kryeministrin Millosh Vuçeviç dhe kryetarin e Bashkisë së Novi Sadit të japin dorëheqjen në fillim të kësaj jave, ndërsa autoritetet të bënin disa lëshime duke liruar protestuesit e arrestuar.

Tv Klan