Muzikali hit “The Lion King”  feston 25 vjetorin e tij në “West End” të Londrës me një shfaqje speciale gala. Bazuar në filmin e animuar të Disney të vitit 1994, ky hit është luajtur në kinema në mbarë botën dhe është parë në kryeqytetin britanik nga mbi 19 milionë shikues të teatrit.

“Unë mendoj se, kjo kengë është diçka që kapërcen kulturën. Londra është një qytet teatror, kështu që njerëzit vijnë këtu për teatër dhe ata mund të shohin të gjitha llojet.“

Historia e rritjes i një luani këlysh të quajtur Simba, i cili përballet me humbjen është diçka që çdo qenie njerëzore duhet të kalojë. Taymor ishte pjesë e ekipit që krijoi shfaqjen origjinale e cila pas në 1997 fitoi 6 çmime Tony duke përfshirë regjinë më të mirë dhe dizajnin e kostumeve më të mirë.

I vendosur në sfondin e fushës së Serengetit në Afrikë, muzika përfshin personazhe dhe kukulla nga e gjithë bota që transmetohet në 5 gjuhë afrikane.

“Mbreti Luan” tërheq çdo grupmoshë. Nuk është një rikrijim i filmit në asnjë kuptim. Është një vepër e pavarur arti“, tha aktori George Asprey. Asprey luan Scarin e keq, i cili shkon kundër vëllait të tij dhe babait të Simbas, Mufasa i luajtur nga Shaun Escoffery. Të dy kanë luajtur në shfaqje për 16 vjet, një përvojë që Escoffery e përshkruan si “të mrekullueshme”.

Ndërkohë filmi i ri “Mufasa: The Lion King” pritet të dalë në dhjetor. Filmi është një vazhdim i atij origjinal.

Klan News