Stuhia “Darragh” ka përfshirë Britaninë e Madhe duke sjellë erëra të forta dhe shira të dendur. Si pasojë, një person ka humbur jetën. Viktima është një 40-vjeçar, i cili po ngiste furgonin e tij në Lancashire kur një pemë ra mbi automjetin rreth orës 9 të mëngjesit.

Mijëra njerëz kanë mbetur pa energji elektrike në të gjithë vendin. Disa fluturime të British Airways për dhe nga aeroporti i Londrës, Heathrow me destrinacion Paris, SHBA dhe Holandë janë anuluar. Përveç transportit ajror, është prekur edhe ai hekurudhor.

Moti i keq ka shkaktuar dëme të konsiderueshme materiale në Uellsin Jugor, Anglinë Perëndimore dhe Irlandën e Veriut. Ka 55 paralajmërime për përmbytjet në Uells, i cili u prek rëndë nga moti i keq gjatë stuhisë “Bert”.

Klan News