Will Smith njoftoi datën e publikimit të albumit të titulluar “ Based on a True Story ” përmes një postimi në llogarinë personale në Instagram.
Aktori, reperi dhe producenti amerikan ka publikuar së fundmi këngët “First Love”, “Beautiful Scars”, “Tantrum”, “Works of Art” dhe “You Can Make It”.
Ai do të jetë i disponueshëm nga 28 Marsi dhe përfshin edhe nëntë këngë të tjera. Ky është albumi i tij i parë në njëzet vjet, pasi “Lost and Found”, në 2005.
Artisti zbuloi se ishte duke përgatitur një album të ri në Janar, kur u publikua kënga më e fundit, “Beautiful Scars”.
Tv Klan