Tirana ia ka dalë të fitojë për herë të parë në këtë sezon. Bardheblutë ia dolën të triumfojnë me përmbysje 2-1 ndaj Skënderbeut në takimin e luajtur në stadiumin “Air Albania”.
Sukses që lidhet me një emër, Fatmir Prengaj. I aktivizuar nga stoli, 23-vjeçari shënoi të dy golat për Tiranën për të zhvlerësuar avantazhin e pjesës së parë të korçarëve.
3 pikësh që thyen tersin te Tirana, pasi vjen pas 6 barazimeve radhazi. Si asnjëherë më parë në historinë e Superligës Shqiptare, kryeqytetasit nuk kishin pritur kaq gjatë për fitoren e parë sezonale. Tirana gjendet e 7 me 9 pikë, ndjekur nga Skënderbeu me 7 të tilla.
Klan News