Federata Shqiptare e Futbollit do të vlerësojë me çmimet e më të mirëve, protagonistët e futbollit shqiptar, në mbrëmjen gala “Topi i Artë 2024”, ceremoni e cila do të transmetohet në TV Klan.
Në këtë event do të marrin pjesë figura të njohura të futbollit, personalitete ndërkombëtare, dhe përfaqësues të botës akademike, politike, artistike e mediatike.
Fituesit e çmimeve janë përzgjedhur pas një procesi transparent votimi nga vetë protagonistët e futbollit shqiptar.
Të nominuarit për të gjitha kategoritë janë:
Topi i Artë 2024 djem: Bekim Balaj, Arinaldo Rrapaj, Albano Aleksi, Ermir Rashica
Topi i Artë 2024 vajza: Ezmiralda Franja, Xhesika Ndoj, Mesuare Begallo, Vanesa Levendi
Trajneri i Vitit 2024: Edlir Tetova, Orges Shehi, Ivan Gvozdenovic, Ilir Daja
Talenti i Vitit 2024 djem: Emir Rashica, Ermal Meta, Ledjo Tresaj, Ergis Arifi
Talentja e Vitit 2024 vajza: Xhesika Ndoj, Angela Nikaj, Klesta Ago, Herta Hasa
Arbitri i Vitit 2024: Juxhin Xhaja, Eldorian Hamiti, Enea Jorgji, Kreshnik Cjapi
Trofeu “Këpuca e Artë 2024” për djem e vajza do të ndahet për golashënuesit më të mirë në secilën kategori, ndërsa “Formacioni i Vitit” është përzgjedhur nga gazetarët sportivë përmes një procesi të mbyllur votimi.
Gjatë mbrëmjes gala do të ketë edhe të tjera surpriza për të gjithë futbolldashësit dhe teleshikuesit.
Fituesit do të shpallen më 27 Janar në këtë mbrëmje festive që do të zhvillohet në Teatrin e Operas dhe Baletit, ndërsa vjen ekskluzivisht në ekranin e TV Klan, duke nisur nga ora 20:00.
/tvklan.al