Zbërthehet fenomeni i njollave gjigande në polet e Jupiterit. Janë tornado magnetike dhe sipas të dhënave të marra nga Teleskopi Hubble në vitin 1994 dhe 2022, vetëm tani shkencëtarët kanë kuptuar se çfarë janë këto fenomene.

Rezulton se janë procese të pazakonta këto vorbulla të errëta dhe që përhapen në atmosferën e gjigandit prej gazi, dhe krijohen kur veprojnë me pjesët e sipërme të saj njëkohësisht edhe me shtresën e plazmës që rrethon planetin dhe hënën e tij Io.

Nga analizimet imazherike rezulton se tornado magnetike krijohen Brenda një muaji dhe më pas shpërndahen në rreth 2 jave. Ky fenomen mund të dallohet vetëm me ultraviolet, dhe janë të errëta pasi thithin më shumë rreze UV në krahasim me zonat e tjera.

Studimi i universiteteve të kryesuara nga ai i Californisë është publikuar në revistën Nature Astronomy.

Klan News