Ështe nisur në hapësirë me sukses misioni i Nasës Europa Clipper, me qëllim eksplorimin e njërit prej satelitëve të Jupiterit, Evropën. Kjo hënë mendohet se fsheh një oqean nën shtresën e akullit, dhe natyrisht forma jete.

Sonda u nis nga platforma Kennedy Space Center në Florida pasditen e 14 Tetorit 2024. Udhëtimi i saj do të zgjasë rreth 5 vite, pasi është përllogaritur që në vitin 2030 të mbërrijë në destinacion, një distancë rreth 3 mld km. Kur të mbërrijë, sonda nuk do të hyjë në orbitën përreth hënës Evropë, pasi radiacionet e forta të prodhuara nga planeti Jupiter do të dëmtonin shumë instrumentet e saj.

Plani është t’i afrohet satelitit me një distancë të sigurtë gjatë 49 rrotullimeve që do të kryejë ne kuotë të ulët deri në 25 km nga sipërfaqja. Kjo do të jetë e mjaftueshme për të krijuar një hartë të qartë dhe të plotë dhe të kuptohet nëse ky satelit i ka vërtet kushtet e përshtatshme për forma jete.

Deri tani mendohet se temperaturat në këtë satelit janë rreth -220 gradë Celcius, dhe në atmoserë ka predominancë të pranisë së oksigjenit.

Në brendësi te sondës, është vendsour edhe një mikroçip me një poezi dhe disa mijëra emra nga Toka, si mesazh në shishe, që tashmë kanë nisur udhëtimin në hapësirë.

Klan News