NASA ka zbuluar një liqen gjigant llave në hënën vullkanike të Jupiterit. Demonstrimi që po shihni është realizuar përmes imazheve të sjella nga Juno pas dy fluturimeve shumë pranë Io-s të realizuara në dhjetor 2023 dhe shkurt 2024, raporton BBC.

Liqeni është rreth 200 kilometra i gjatë dhe quhet Loki Patera. Në mes të magmës ndodhen disa shkëmbinj të çuditshëm dhe të lëmuar që të kujtojnë obsidianin i cili gjendet në planetin tonë.

Io është trupi qiellor më vullkanik në sistemin diellor, me rreth 400 vullkane aktive në të që nxjerrin llavë dhe materiale të tjera që përshkojnë hapësirën deri në 300 kilometra.

Kërkimet e reja tregojnë që Io është aktiv që prej lindjes së sistemit tonë diellor. Pjesa më e madhe e gazit që shpërthen prej hënës është squfur. Shkencëtarët përdorin faktin që Io ka humbur rreth 94-99% të squrfurit të dikurshëm për të përllogaritur që llava ka rreth 4.57 miliardë vjet që del prej saj.

Si hëna më e afërt e Jupiterit,  ajo ndodhet mes forcës tërheqëse të  planetit dhe tre hënave të tjera duke bërë që të nxehet dhe të prodhojë materien vullkanike./tvklan.al