Në cilësinë e Nënkryetarit të Komisionit të Sigurisë, deputeti demokrat Flamur Noka akuzoi qeverinë se është bërë palë me bandat e trafikut të narkotikëve dhe armëve.

Në formën e një kundërakuze ndaj kësaj deklarate, Partia Socialiste, thotë se disa prej deputetëve të Partisë Demokratike janë prekur nga ligji i dekriminalizimit.

Në lidhje me dekriminalizimin, Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike Arben Ristani akuzoi sërish qeverinë se po ushtron presion ndaj qytetarëve të Laçit të cilët protestuan për largimin nga detyra të kryetarit të bashkisë i akuzuar prej demokratëve për krime të rënda në një shtet të BE.

Tv Klan