Mesdheu vazhdon të jetë ende një varrezë për emigrantët. Të paktën 17 refugjatë të nisur nga Afrika Veriore, janë mbytur në det, ndërsa kërkonin të arrinin brigjet spanjolle.

Lajmi është bërë publik nga shërbimi detar spanjoll. Viktimat ishin nisur nga Afrika veriore me dy mjete të ndryshme lundruese. Mësohet se 13 trupa të pajetë u gjetën në Detin Alboran, ndërsa 80 të tjerë u shpëtuan dhe u transferuan në enklavën spanjolle të Melilas, në kufi me Marokun.

Ndërkohë raportohet se 4 emigrantë të tjerë u mbytën, pasi mjeti me të cilin ata po lundronin, u përplas me një shkëmb në perëndim të Ngushticës së Gjibraltarit, kurse 22 personat e tjerë të cilët ndodheshin në gomone u shpëtuan./tvklan.al